Klinaku nga “Luarasi”: Nagavci ka manipuluar me çmimet – vetë ka paguar më së shtrenjti

Shukri Klinaku nga shtëpia botuese “Luarasi”, vlerëson se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkaktuar kaos më situatën e fundit me librat shkollorë.

Krejt kjo situatë sipas tij është krijuar për një qëllim: ikje nga përgjegjësia.

“Është qëllim i Nagavcit që ta gjuajë përgjegjësinë nëpër segmente të tjera. Askush nuk po merr përgjegjësi”, është shprehur Klinaku në Info Magazine.