Klinaku pas bastisjes së banesës së Behramajt: Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale!

Gjykata Speciale ka realizuar sot një aksion duke bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, raporton Fokusi.info.

Pas këtij aksioni ka reaguar UD. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale.

“Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime” shkruan Klinaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.
#PoshtëGjykataSpeciale