Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Elezaj dyshohet për veprën penale të konfliktit të interesit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar këtë.

Ai ka thënë se aktakuza është ngritur lidhur me punësimin e vajzës së Elezajt në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Klinë.