Klinaku: Problem i pazgjidhur është edhe çështja e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se problem i pazgjidhur është edhe çështja e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Reciprocitet është kur mendon njëjtë për shqiptarët, ashtu sikur mendon për serbët, shkruan Fokusi.info.

Sipas Klinakut, as marrëveshja për energji dhe as asociacioni nuk do të fuksionojnë, e Amerika që tash po thirreni në të, kur nuk ke zgjidhje ajo imponon zgjidhje, por nuk do të jetë përfundimtare dhe e realizueshme e që sjell paqe afatgjate.

Postimi i plotë:

Problem i pazgjidhur është edhe çështja e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore. Reciprocitet është kur mendon njëjtë për shqiptarët, ashtu sikur mendon për serbët.

I ka verbuar pushteti e deputetllëku e nuk kanë turp që ta quajnë tani asociacionin e mirë, duke u thirrur në Amerikën se kinse nuk lejon krijimin e zajednicës por vetëm asociacionin, që është e njëjta gjë siç e ka thënë Gjykata Kushtetuese e Republikes së Kosovës, e që ata e kundërshtonin duke mashtruar opinionin se ajo Gjykatë e ka hedhur poshtë krijimin e tij.

Një gjë mund t’ua them se as marrëveshja për energji dhe as asociacioni nuk do të fuksionojnë, e Amerika që tash po thirreni në të, kur nuk ke zgjidhje ajo imponon zgjidhje, por nuk do të jetë përfundimtare dhe e realizueshme e që sjell paqe afatgjate.