Shqipëri: 16 të vdekur dhe 840 raste të reja me COVID 19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 16 viktima, 3 më pak se dje dhe 840 raste të reja me koronavirus. Me gjithë përpjekjet e mjekëve humbën jetën në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.