Klitschko është gati të vdesë për Ukrainën, njëjtë si babai i tij në fatkeqësinë e Çernobilit

Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko vazhdon të kërkojë ndihmë nga e gjithë bota.

Ai ka qenë në ballë të mbrojtjes më të ashpër të çdo vendi kundër një pushtuesi në historinë moderne të luftës.

Krahas vëllait të tij, Vladymirit dhe presidentit Volodymir Zelensky, ata janë bërë heronjtë më të mëdhenj të Ukrainës.

Për shkak të famës dhe suksesit të tyre, ata mund të largoheshin lehtësisht nga vendi dhe të kishin braktisur të gjithë bashkëkombasit e tyre, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Por vëllezërit Klitschko kanë dhënë një shembull se si të bëheni një patriot i vërtetë dhe të mbroni atdheun tuaj.

Megjithatë, ka momente në të cilat ne të gjithë shqetësohemi për kryebashkiakun Klitschko nëse nuk vjen ndihma më thelbësore nga aleatët perëndimorë. Klitschkos nuk i intereson, ai është gati për çdo gjë.

Ja çfarë tha Klitschko në një intervistë të fundit me MSNBC: “Nëse vendi im ka nevojë për jetën time, unë jam gati të jap jetën time – për vendin tim, për fëmijët e mi, për të ardhmen”.