Sllovenia, e interesuar të marrë pozitën e Komisionerit për Zgjerim

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sarec, ka konfirmuar të mërkurën se Zyra për Zgjerim e Komisionit Evropian ishte një nga departamentet për të cilat shteti slloven ka shprehur interes.

“Ne kemi treguar disa herë me radhë se Ballkani Perëndimor ka diçka për të kontribuar në BE”, ka thënë ai.

“Ky është një nga departamentet që na intereson”

Pozitën e Komisionerit për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë momentalisht e mban Johannes Hahn. /Gazeta Express/