Klubi i Ballkanit shkarkon trajnerin

KF Ballkani dhe Gani Sejdiu nuk kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, ani pse i shpëtuan rënies nga Superliga.

Trajneri i njohur Sejdiu nuk do të jetë më nën timonin e skuadrës nga Suhareka.

Këtë e bërë publike vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpjeguar arsyen e largimit të ish-trajnerit të Trepçës ’89.

Postimi i plotë në Facebook i Ballkanit:

“Ndajmë rrugët me trainerin Gani Sejdiu

Therandë,02 Qershor 2019 – Pas një takimi miqësor me trainerin Gani Sejdiu për të shikuar mundësitë për vazhdim të bashkëpunimit edhe për edicionin e ri,njoftojmë të gjithë se marrëveshja nuk është arritur.

FC Ballkani falenderon trainerin Gani Sejdiu për punën e tij të deritanishme me skuadrën tonë, duke i dëshiruar fat dhe sukses në të ardhmen.”