Moskthimi i centave tek konsumatorët, mbi 50 milionë euro në vit arkëtojnë marketet në Kosovë

Marketet në Kosovë rrallë herë i kthejnë konsumatorëve paratë e imëta (centat), por edhe blerësit nuk është se i kërkojnë ato.

Zakonisht nëse një produkt kushton 1.02 cent, qytetarët paguajn 1.05 cent dhe nuk i kërkojnë 03 cent kusur nga marketi dhe kështu që marketit i mbeten në arkë 03 cent nga një qytetarë.

Por sa mund të jetë fitimi i marketëve ne vit për moskthimin e centave tek qyetatrët.

Sipas Selatin Kaçanikut nga shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorëve, bizneset dhe marketet nga moskthimi i centëve përllogaritet që fitojnë në vit 50 milionë euro.

Por kjo shumë nëse zbërthehet me vende të reja të punës i bie të happen 5 mijë vende të reja pune.