Klubi italian “AC Milan” solidarizohet me shqiptarët pas tërmetit

Lajmi për tragjedinë e fundit në Shqipëri ka marrë përmasa botërore.

Së paku 15 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit që ndodhi sot në ora 03:53.

Klubi i parë me famë botërore që ka reaguar ka qenë “AC Milan”.

”Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë”.