Klubi motorist i veteranëve të UÇK-së parakalon nëpër Prishtinë (Video)

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Klubi motorist i veteranëve të UÇK-së sot është parë duke parakaluar me motorë, shkruan Fokusi.info.

Në një video që e ka dërguar një lexues i portalit shihet parakalimi i tyre me motorë në rrugën e UÇK-së në Prishtinë.

Ky klub prej që është formuar në vitin 2019 organizon aktivitete të ndryshme për ngjarje me rëndësi historike.

Vlen të ceket se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së këtij klubi ia ka dhënë në shfrytëzim një zyrë për kryerjen e aktiviteteve të tyre./Fokusi.info/