Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskuton për mosliberalizimin e vizave

Kryesia e Kuvendit do të realizojë takimin e ardhshëm me fillim nga ora 09:00.

Në këtë takim, ndër të tjera do të mbahet edhe debat parlamentar mbi çështjen e mosliberalizimit të vizave.

Rendi i ditës është si në vijim:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-154 për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”,

Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.