Koalicion LDK-LVV? PDK nuk do të rri duarkryq! A po shkojmë drejt krijimit të dy blloqeve mëdha politike?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, zyrtari i fuqishëm i PDK-së, Sami Lushtaku dhe sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli janë takuar në një nga hotelet e kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë publik, vetë Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, raporton Fokusi.info.

Ky takim është duke u zhvilluar në të njëjtën kohë kur po zhvillohet edhe takimi në mes të delegacioneve te LDK-së e të LVV, për një koalicion të mundshëm.

Një koalicion në mes të ketyre dy subjekteve padyshim se do ta vë në lëvizje edhe PDK-në, e cila do të përpiqet të kundërpërgjigjet më ndonjë koalicion të saj./Fokusi.info/