Koci: Propozim-aktakuzë është shprehje e gabuar, s’ekziston as në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktakuzës së Speciales në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe lideri të PDK-së, Kadri Veseli.

Koci tha se propozim-aktakuzë është shprehje e gabuar.

Madje Koci tha se si e tillë nuk ekziston as në Rregulloren e Procedurës së Provave, as në atë të Rregullores së Punës së Dhomave të Specializuara e as të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë:

Propozim-aktakuzë është shprehje e gabuar.

Si e tillë nuk ekziston as në Rregulloren e Procedurës së Provave, as në Rregullorën e Punës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, e as në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.