Kocijançiq reagon ashpër për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se është kund vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e vizitave zyrtare të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Kocijançiq duke folur për Tanjugin serb, ka deklaruar se pret që vendimi për vizita zyrtare të respektohet nga marrëveshja e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës vite më parë.

“Ne bëjmë thirrje të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Beograd – Prishtinë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, ka thënë Kocijançiq.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka ndalur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic se nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu./gazetametro.net