Koeman gjen zëvendësuesin e Suarez – ja për kë bëhet fjalë

Ronald Koeman, pas emërimit trajner i Barcelonës, ka filluar menjëherë lëvizjet e tij në repartet e ndryshme.

Mediet në Spanjë raportojnë se sulmuesi Luiz Suarez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Madje, trajneri holandez ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, Memphis Depay, si pasues të Suarez.26 vjeçari, ka ringjallur karrierën që pas largimit nga Manchester United, duke shkëlqyer në fanellën e Lyon.

Një tjetër lojtar nga Holanda që mund t’i bashkohet Barcelonës është edhe Donny van de Beek, mesfushori i Ajax, që gjithashtu kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.