Kolona të gjata në Merdarë, qytetarët presin deri në dy rë e gjysmë për ta kaluar kufirin

Udhëtarët që përdorin pikat kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Vërmicë, po vazhdojnë të presin për kohë të gjatë deri sa ta kalojnë kufirin.

Në Merdarë, qytetarët duhet të presin deri në dy orë e gjysmë në dalje, në kolonën që përshkon 250 deri në 300 metra, ndërsa në hyrje ka pritje deri në dy ore, në kolonën e gjatë prej 100 deri 120 metra.

Situatë pothuajse e njëjtë qëndron edhe tek Dheu i Bardhë, ku kolona arrin deri në 150 metra në dalje, andaj qytetarët duhet të presin deri në 55 minuta në hyrje dhe deri një orë e gjysmë në dalje.

Në Vërmicë kolona bëhet e gjatë deri në 50 metra, ku pritja mund të zgjatë deri në 10 minuta.