Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një statusi në Facebook, transmeton Fokusi.info.

“Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-së duke udhëhequr zyrën e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij, ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Postimi i plotë: