Komuna e Obiliqit shpenzon afro 1 mijë euro për një aparat të ujit (dokument)

Komuna e Obiliqit gjatë këtij muaji hapi një tender për furnizimin me aparat të ujit.

Me datën 9 gusht ata nënshkruan një kontratë me ‘Ujë Rugove’ për t’u furnizuar me aparat të ujit.

Ky aparat i ujit Komunës së Obiliqit i kushtoj 984 euro. Ky ishte çmimi më i ulët i ofruar në tender.

Komuna në fjalë kishte parashikuar që vlera e kontratës të jetë 994 euro.