Komuna e Prishtinës bën 18 pika ushqyese për qentë endacakë (video)

Shumë prej qytetarëve në kryeqytet kanë qenë cak i sulmeve të qenve endacak, sidomos kohën e dimrit.

Por kjo tani duket se do të marrë fund.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës planifikon vendosjen e pesë pikave ushqyese për qentë endacak.

E synim është që së shpejti të bëhen 18 vende ku kafshët mund të ushqehen.