Komuna e Prishtinës dhe FSK-ja shpërndajnë mbi 2000 pako ushqimore për familjet në nevojë (VIDEO)

Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës, Dren Kukaj ka mbajtur konferencë për medie lidhur me informimin për shpërndarjen e pakove ushqimore, shkruan Fokusi.info.

Kukaj ka sqaruar se në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK, do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

“Dje kemi filluar një aksion të iniciuar  nga komuna e Prishtinës për shpërndarjen e mbi 2000 pakove ushqimore”.

“Ne në komunë e Prishtinës i kemi 1 500 familje ma asistencë sociale dhe po ashtu ka gati qe tri javë që e kemi lansuar edhe mundësinë për paraqitje të atyre që kanë nevojë”.

“Kemi filluar shpërndarjen e pakove ushqimore deri te shtëpitë e atyre. Aksioni ka filluar dje do të vazhdojë sot dhe përfundon nesër. Janë 100 persona të involvuar në shpërndarjen e këtyre pakove”.

Fiton Kastrati, toger në FSK, tha se po ndihmojnë komunën e Prishtinës në shpërndarjen e këtyre pakove në mënyrë që të jenë sa më afër familjeve në nevojë.

“FSK-ja është gjithmonë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kësaj kohe do të jemi sa më afër qytetarëve”./Fokusi.info/