Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Ndërrimi i logos reale dhe dizajnimi i logos me figura si në filmat e vizatuar, e papranueshme

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar për ndërrimin e logos reale lidhur me shënimin e26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorit të Pavarësisë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një njoftimi, ata kanë deklaruar se nuk janë ftuar asnjëherë në Këshill, e që nuk është në dijeninë tonë se a janë mbledhur ndonjëherë.

Postimi i plotë:

5 muaj më parë, përkatësisht më 27.09.2023, në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Kurti ka propozuar që të Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorit të Pavarësisë.
Më tutje Kurti kishte thënë se ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues edhe presidenca, kuvendi i Republikës, komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe organizatat e shoqërisë civile.

Që nga atëherë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë ftuar asnjëherë në Këshill, e që nuk është në dijeninë tonë se a janë mbledhur ndonjëherë.

Ndërrimi i logos reale dhe dizajnimi i logos me figura si në filmat e vizatuar, do të ishte atëherë e do të jetë edhe tani i papranueshëm për ne.