Komuna në gjumë, qytetarët mbushin gropat e rrugëve

Një qytetarë i Prishtinës përmes një statusi në Facebook është ankuar se rruga ku ai banon është në gjendje të keqe.

Burim Azemi, nga Prishtina ka thënë se kjo gjendje e rrugës është problem që po shqetëson qytetarët tash e një kohë të gjatë, mirëpo ankesat e tyre kanë hasur në veshë të shurdhër.

“Kjo grope eshte me kohe te gjate dhe kerkesa eshte ne komune per sanimin e kesja grope, komuna nuk e ka pa si prioritet rregullimin”, ka shkruar Azemi në Facebook.

E pasi Komuna nuk e ka prioritet ta rregullojë këtë problem të qytetarëve, atëherë Burim Azemi si banor i asaj lagje ka marrë iniciativën ta rregullojë vetë.

“Un e ndjeva obligim moral rregullimin e kesaj grope pasi qe jam banorë i kesaj lagje dhe nuk munda ta duroj rrezikun e kembesoreve qe vinin nga veturat nga ikja e gropes gjithashtu demet e veturave ne mase te madhe,” shtoi ai.