Konfirmimi i aktakuzës për Thaçin, nga zyrtarët e SPO-së, dhe pija freskuese në aeroplan!

Raporti i Gjykatës Speciale sqaron se ish-presidentit, Hashim Thaçi, i ishte kumtuar me 4 nëntor, ora 15:00, konfirmimi i aktakuzës.

Thaçin e kishin takuar zyrtarë të Speciales duke e njoftuar për aktakuzën dhe urdhrin e arrestimit të tij.

“Pak pas orës 15:00, më 4 nëntor 2020, oficerët e sigurisë operative të SPO-së u takuan me z. Thaçi. Thaçi ishte i informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar dhe lëshuar një urdhër për arrestimin e tij, por që po i jepej mundësia të paraqitej në orën 10:00 të mëngjesit vijues”, thuhej në raportin e arrestimit të Hashim Thaçit.

Ndër të tjera, ai u këshillua që nëse do të përpiqej të largohej nga vendi, ose të ndërmerrte ndonjë hap për të penguar drejtësinë ose ndërhyrë në dëshmitarët, ai do të arrestohej menjëherë.