Konfirmohen 13 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 13 raste të reja, duke e çuar në 946 numrin total të të infektuarve.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

Të shëruar – Nga 946 rastet, prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.

Në spital – Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Testimet – Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)

Testime totale 12554

Raste pozitive 946

Raste të shëruara 715

Raste Aktive 200

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 78

Krujë 46

Durrës 30

Shkodër 15

Kamëz 12

Berat 10

Fier 4

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Korçë 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40./oranews/