Vdes 19-vjeçari në Ferizaj, bie nga kati i nëntë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj rreth orës 24:00 në rrugën “Sali Çeku”, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, policia rajonale e Ferizajt, ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G, i moshës 19 vjeç, në rrugën “Sali Çeku”, ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.

I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejshëm mjekësor është transferuar në QKUK-Prishtinë. Por nga atje, është konfirmuar se personi ka vdekur”, ka deklaruar Veseli.

Ndër të tjera ia ka bërë të ditur se polica e rendit i ka marr veprimet e nevojshme.

“Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krim-teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Gjithashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ” vetëvrasje” ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës në Feriza, Kanun Veseli.