Konfirmohet personi i 17-të me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 17-të numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një konference për media.

“Siç, jeni njoftuar në vazhdimësi përmes laboratorit të Mikrobiologjisë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”.

“Gjendja e të prekurve është stabile me përjashtim të njërit prej pacientëve atij më të vjetrit, pacientët e tjerë janë në gjendje stabile, bile dy nga të hospitalizuar janë liruar në shtëpi”, ka thënë ai.