Konfirmohet takimi Thaçi-Lajçak

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak sot në ora 17:00, njofton Zyra e Presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit”, thuhet në njoftimin Zyrës.

Lajçak sot është nisur nga Zvicra për në Kosovë pasi dje e pati të pamundur udhëtimin në Prishtinë për shkak të komplikimeve me fluturime nga Cyrihu

Thaçi sot në konferencë për media ka thënë se se në momentin që Lajçaku do të zbresë në Kosovë, atëherë ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e emisarit të BE-së për të kuptuar arsyen e vizitës së tij.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, diplomati sllovak do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani në ora 17:45 në objektin e Kuvendit.

Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Hoti në ora 18:30 në ndërtesën e qeverisë.