Aksident me fatalitet në Pejë: Vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, që njoftuan se në mesin e të lënduarve është edhe një zyrtar policor.

“Katër persona të lënduar, njëri prej tyre ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse tre të lënduarit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal e më pas në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, janë edhe IPK, pasi njëri prej të lënduarve është polic”, njoftoi Policia.