Konfirmon Kurti: Sot do të takohem me Thaçin por pa shtrëngim duarsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se më në fund do të takohen me njëri –tjetrin.

Në një konferencë për media, Kurti ka bërë të ditur se sot do të zhvilloj një takim me presidentin në ora 15:00, por tha pa shtrëngim duarsh.

“Po do të ketë takim sot, si kam paralajmëruar, takimi do të zhvillohet në ora 15:00 pa shtrëngim duarsh”, tha Kurti pas mbledhjes.

Ky takim që do të zhvillohet sot po vjen pas shumë ftesave që janë bërë nga Thaçi e Kurti.