Kongresi amerikan miraton ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi projektligjin për ndalimin e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia, masa e fundit në përpjekjet e qeverisë amerikane për të izoluar ekonomikisht dhe penalizuar Kremlinin për pushtimin e tij të paprovokuar të Ukrainës.

Senati e miratoi legjislacionin më herët të enjten, ndërsa Dhoma e dërgoi në tryezën e Presidentit Joe Biden për ta nënshkruar në ligj.

Projektligji që ndalon importimin e naftës, gazit, qymyrit dhe produkteve të tjera energjetike nga Rusia, vjen gati një muaj pasi Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që mandatonte në thelb të njëjtat hapa.

Legjislacioni u miratua pasi ishte bllokuar në Senat për javë të tëra./dita