Mërgimtarit i plaçkitet vetura, i vidhen 5 mijë euro

Një kosovar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë.

Pasi ka dalë nga një restorant, Adriatik Berisha është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.

Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda.

Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Berisha për Gazetën Express.

Berisha ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai.