Takimi në Washington do të mbahet, Kosova përfaqësohet nga Avdullah Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar anulimin e pjesëmarrjes së tij në Washington DC në takimin me Serbinë, takim ky i planifikuar të mbahet më 27 qershor.

Thaçi anuloi udhëtimin e tij drejtë Amerikës, pas ngrijtes së aktakuzës nga Specialja.

Pas kësaj, i dërguari i posaçëm i ShBA-së, Richard Grenell tha se tashmë është konfirmuar ky anulim teksa theksoi se takimi do të ndodhë dhe Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Nga Kosova do të jetë Avdullah Hoti, kurse nga Serbia do të jetë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ky takim pritet të jetë me rëndësi tejet të madhe për Kosovën, pasi pritet të arrihet një marrëveshje paqeje për shtetin e Kosovës dhe atë të Serbisë.