Moti sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i freskët krahasuar me sot. Nganjëherë mund të ketë intervale kohore me diell. Vende -vende priten reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm ku në orët e mëngjesin vende-vende pritet të ndjehet fronti i ftohtë ajror i cili do të shkaktojë ulje të temperaturave. Në disa rajone priten reshje apo rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë, por nuk priten reshje të mëdha. Gjatë ditës do të jetë pak më freskët krahasuar me ditën e sotme dhe ditët e kaluara.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot mjaft jo stabil. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të stuhive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Ka mundësi që të ketë edhe vërshime të shpejta apo afatshkurtra.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe relativisht i nxehtë. Pasdite vende-vende priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna në tërë rajonin pritet të kemi përmirësim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Do ti kemi tri ditë mjaft të mira dhe të nxehta verore. Rrebeshet e shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësia për breshër mund të rikthehen të enjten./Meteoballkan