Thaçi përsëri e fton Kurtin në takim për caktimin e mandatarit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri e ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në takim për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Në ftesën e siguruar nga Klan Kosova, takimi është kërkuar të mbahet prapë sot por në termin kohor tjetër, të paraparë në 20:00.