Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Policia lokale bën me dije se i plagosur me iniciale E.P, ka përfunduar në spitalin rajonal të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.
Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.