Koronavirusi/ 244 mijë të vdekur dhe mbi 3.4 milionë të infektuar në të gjithë botën

Edhe dita e sotme ka shënuar një rritje të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në të gjithë botën. Ashtu si edhe më parë shifrat më të larta vazhdojnë të regjistrohen në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi worldmeters.info njofton se numri i të infektuarëve në mbarë botën ka shkuar në mbi 3 milion e 478 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 244,481. Ndërkohë shihet se mbi 1.1 milionë persona janë shëruar nga virusi.

Mbi 239 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA është një nga vendet ku numri i viktimave vijon i lartë, pasi Italia dhe Spanja janë në ditët e tyre më të mira që prej shpërthimit të infeksionit, edhe pse vendi fqinj të shtnën pati një rritje të frikshme, me 474 viktima.

Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 28,700.

Ndërkohë SHBA është vendi i cili po përballet më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve dhe të viktimave në botë, me mbi 1.1 milion raste, dhe 67,293 mijë të vdekur.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 780 persona në Shqipëri, 31 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.