Moti sot në Kosovë

Në fundjavë pritet mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather, teksa parashikon që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.

“Në fundjavë vendi ynë mbetet në periferi të fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Europën qendrore dhe lindje të kontinentit. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu”, njofton PW.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, por mbeten nën vlera mesatare”.

Temperatura maksimale pritet të shkojë në 17 gradë, ndërsa minimalja do të jetë 6 gradë celzius.