Futbollisti nga Kosova shënon gol shumë të bukur në Rumani (Video)

Florian Loshaj vazhdon të bëjë paraqitje pozitive në Rumani.

Ish-reprezentuesi i Kosovës U-21, Florian Loshaj, ka shënuar gol në elitën e futbollit rumun për skuadrën e Poli Iasi, e cila e mundi 2-1 skuadrën e CFR Cluji.

Mesfushori nga Kosova e ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 45-të të ndeshjes, derisa të fitores e realizoi Gallego në minutën e 76-të.

Për Loshajn, ky është goli i tretë në 10 paraqitje në Liga 1 në Rumani, shkruan Express.

Poli Iasi pas xhiros së 14-të ndodhet në pozitën e gjashtë me 21 pikë të, kurse Cluj prin me 27 pikë.

Loshaj me Kosovën U-21 i ka regjistruar tri paraqitje.