Koronavirusi/ “Po kryejnë studime të rrezikshme mbi lakuriqët”- SHBA nis hetimet për laboratorin në Wuhan

Udhëheqësit e inteligjencës së SHBA dhe drejtuesit e sigurisë kombëtare , kanë hapur një hetim mbi origjinën e koronavirusit të ri dhe ndër hipotezat në shqyrtim do të ekzaminohet mundësinë që, më shumë sesa në një treg, të kishte lindur në një laborator në Wuhan dhe që përhapur për shkak të një aksidenti, sipas CNN.

“Washington Post” raportoi dje se dy vjet para shpërthimit të pandemisë, diplomatët nga ambasada amerikane në Pekin vizituan disa herë institutin e virologjisë në Wuhan dhe ishin aq të shqetësuar sa dy “mesazhe” u dërguan në Uashington.

Ata paralajmëruan mbi kushtet e “papërshtatshme” të sigurisë në laborator, i cili po bënte “një studim të rrezikshëm për lakuriqët”.