Koronavirusi: Shpend Ahmeti bën thirrje të shmangen tubimet publike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sugjeruar që për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në shtetet e rajonit, në Kosovë të shmangen tubimet publike.

Ndoneëse thotë se nuk ka vend për panikë, Ahmeti thotë se shmangia e turmave do të ishte një masë parandulese për koronavirus.

Postimi i Shpend Ahmetit:

Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Corona virusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.

Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste.

Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion.

Nuk ka vend për panikë, vetëm se ka hapërsirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova.