Kosnett: Kurti mos të përsëris filmat me reciprocitet

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka komentuar deklaratat e fundit nga Qeveria Kurti 2 për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Kosnett, tha se parasysh duhet të merret shmangja e pengesave tarifore, dhe jo të vendosen disa të tilla.

Ai shtoi se mënjanimi i këtyre çështjeve është primar, dhe kështu shtetet e rajonit duhet të përpiqen të diskutojnë këto probleme.

‘’ Kur e shikoni të ardhmen e Kosovës në energji, mundësitë për të tërhequr projektet, që e di se është pengesë artificiale nuk do ti ndihmojë Kosovës.

Mendoj se është jetike që Qeveria e Kosovës dhe hisedarët e tjerë, partitë opozitare të fillojnë me qëndrimin se ekonomia e Kosovës është e vogël për të përballuar, dhe duhet të ketë bashkëpunim’’, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan tha se çështja e reciprocitetit nuk duhet të bëhet tani, dhe e kemi parë se kjo nuk ishte konstruktive deri tani.

‘’ E kemi parë dhe nuk ishte konstruktive dhe nuk na çoi drejt forcimit të investimeve, dhe besoj se nuk duhet të përsërisim filmin e njëjtë’’, përfundoi Kosnett.

Kujtojmë se nga Qeveria Kurti kanë paralajmëruar se reciprociteti mund të rikthehet. Këtë e tha edhe zëdhënësi i kësaj Qeverie, Përparim Kryeziu.

‘’ Reciprociteti nuk është nocion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor për shtetet. Këtë askush nuk mund ta kontestoj, ne jemi të interesuar për barazi tek shtetet, që të garantoj që qytetarët të trajtohet në mënyrë të barabartë, askush nuk duhet të ndihët ne siklet nga reciprociteti. Si këto vendime që janë marr sot shumë të rëndësishmë, unë vlerësoj, se do të ketë në ditët në vazhdim, nuk ka një datë të caktuar”, tha ai.