Kosnett takohet me Listën Serbe

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Listës Serbe.

Edhe pse ambasadori nuk ka bërë me dije se me kë është takuar nga Lista Serbe, në fotografia shihet se ai është takuar me Goran Rakiqin dhe Igor Simiqin.

“Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës – përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett.