Kosova e mbushur me futbollistë nga Zvicra

0
342

Numri i futbollistëve te Kosova nga Zvicra po rritet nga dita në ditë. I fundit është Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj pas shumë dilemave vendosi të përfaqësojë Kosovën në futboll, duke lënë Zvicrën. Ai më herët ishte grumbulluar për grupmoshat e Zvicrës, si dhe ishte në ndeshje zyrtare, por nuk ishte aktivizuar dhe kjo i lejoi që të zgjedhë Kosovën, shkruan albinfo.ch.

Por, Hadërgjonaj është vetëm një nga futbollistët nga Zvicra që i bashkohet Kosovës.

Shkëlqim Demhasaj dhe Mirëlind Kryeziu kishin zgjedhur më herët Kosovën. Por, te “Dardanët” ka të tjerë futbollistë që kanë luajtur ose kanë lindur në Zvicër.

Portieri Arijanet Muriqi ka lindur në Zvicër, derisa tani përfaqëson Kosovën, shkruan tutje albinfo.ch.

Mbrojtësi tjetër Arbenit Xhemajli luan për Xamaxin, dhe i ka thënë ‘Po’ Kosovës më herët.

Hekuran Kryeziu është zëvendëskapiten, derisa edhe bashkëlojtari i tij te Zurichu, Benjamin Kololli, është pjesë e rëndësishme e Kosovës. Idriz Voca gjithashtu luan për “Dardanët”, ashtu si edhe Edon Zhegrova, që është pjesë e Baselit.

Kujtojmë se trajner është zvicerani Bernard Challandes, i cili nuk ka pësuar asnjë humbje me Kosovën.