Kosova i fiton dhjetë medalje nga Kampionati Ballkanik

Sot, në Kampionatin Ballkanik për Senior në Tiranë, Kosova i fitoi dhjetë medalje.

Në kabinetin e medaljeve të Kosovës në xhudo u shtuan pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.

Kampion Ballkanik u shpallën:

-48 Kg Erza Muminoviq
-52 Kg Distria Krasniqi
-57 Kg Flaka Loxha
-63 Kg Laura Fazliu
-100 Kg Shpati Zekaj

Nënkampion Ballkanik:

-57 Kg Fationa Kasapi
-66 Kg Korab Morina
-73 Kg Selim Berisha

Medalje të bronztë:

-66 Kg Fisnik Hyseni
-90 Kg Andi Artani

Vendi i 5-të:
-81 Kg Arber Kullashi