Miftaraj godet Osmanin: Ajo dhe kabineti i saj t’i dinë se deri ku shtrihen kompetencat e tyre

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ia ka numëruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani disa nga veprimet e saj të fundit për të cilat është provuar se ka qenë gabim në raport me ligjin, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë se shkarkimi i kryetares së KQZ’së, mos-dekretimi i pesë prokurorëve që kanë përfunduar mandatin fillestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, mos-emërimi i anëtarëve të KQZ’së dhe përgjigja e Gjykatës Kushtetuese sot ku refuzuan kërkesën lidhur me mos-emërimin e anëtarëve të KQZ’së, sipas tij janë shenjë se kabineti i Presidentes dhe vetë Osmani duhet të reflektojnë.

Sipas Miftarajt, ata duhet t’i kuptojnë se deri ku shtrihen autorizimet dhe kompetencat e tyre.

“Funksionimi demokratik i institucioneve kushtetuese duhet te jete udherrefyes dhe standard i qeverisjes nga Presidentja e Republikes, dhe jo e kunderta.”, ka shkruar Miftaraj.

Ky është reagimi i tij i plotë:

1. Shkarkimi i Kryetares se KQZ-se;
2. Mos emerimi i anetareve te KQZ-se;
3. Mos dekretimi i pese prokuroreve qe kane perfunduar mandatin fillestar ne Prokurorine Themelore ne Prizren. (Per me shume se 6 muaj keta prokurore pa dekret jane duke ushtruar funksionet prokuroriale. Prokurori dhe gjykatesi qe ska dekret nga Presidenti, nuk mund te ushtroj funksione prokuroriale dhe gjyqesore. Per me shume se 6 muaj KPK dhe Presidenca nuk po gjejne gjuhe te perbashket per te dekretuar prokuroret ne fjale. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim obligon Presidenten qe te dekretoj gjykatesit dhe prokuroret qe i propozon KGJK dhe KPK).

4. Pergjigja e Gjykates Kushtetuese.
Presidentja dhe kabineti i saj duhet te reflektojne. Duhet te kuptojne deri ku shtrihen autorizimet dhe kompetencat e tyre. Funksionimi demokratik i institucioneve kushtetuese duhet te jete udherrefyes dhe standard i qeverisjes nga Presidentja e Republikes, dhe jo e kunderta.