Kosova importoi vjet domate e patate në vlerë mbi 18 milionë euro

Instituti GAP ka publikuar një infografikë lidhur me importin e pemëve dhe perimeve gjatë vitit të kaluar në vend.

Sipas kësaj infografike, gjatë vitit 2023 për importin e domateve dhe të patateve janë shpenzuar mbi 18 milionë euro.

Vlera e importit të mollëve arrin 5.6 milionë euro, e qepëve 4.8 milionë, e rrushit 3.4 milionë dhe dardhave 2.1 milionë.

Për kultivimin e këtyre pemëve dhe perimeve në vend ofrohen subvencione dhe grante.