Kosova “mposht” Covid-19, ministri Vitia jep lajmin e mirë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 17 qytetarë nga virusi Covid-19.

Vitia, ka njoftuar se sot kanë rezultuar pozitiv virusin korona edhe 9 persona.

Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lexo edhe:  Mjekja zbulon se të gjithë pacientët me Coronavirus kanë pasur këtë simptomë të njëjtë dhe të pazakontë

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!

#mosurelakso