Kosova pëson humbje nga Greqia

Kosova ka pësuar humbje nga Greqia, me rezultat 1-0, në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm dhe të fitores për grekët e shënoi Tasos Bakasetas, në minutën e 36-të.

Dardanët u munduan gjatë pjesës së dytë ta barazojnë rezultatin, madje mbetën me dy lojtarë më pak, pasi fillimisht është përjashtuar Fidan Aliti, me kartonin e dytë të verdhë, dhe Aro Muric krejt në fund të ndeshjes për shkak të prekjes me dorë të topit jashtë 16 metërshit.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë të enjten, ndaj Irlandës së Veriut, me fillim nga ora 20:45.