Kosova triumfon ndaj Çekisë, rrëmben kreun (Video)

Kosovës ka bërë një hap të madh drejt kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,  Kosova para tifozëve të saj ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultatin 2 – 1, pas përmbysjes së rezultatit

Fillimisht, në minutën e 15-të të ndeshjes, Patrick Schick e kaloi Çekinë në epërsi për 1 – 0.

Por, Kosova reagoi shpejtë, kur në minutën e 20-të shënoi Vedat Muriqi, pas një asistimi nga Elbasan Rashani për rezultatin 1 – 1.

Inkuadrimi i Valon Berishës dhe Florent Muslija nga Bernard Challandes, i dhanë energji lojës së Kosovës.

Ishte minuta e 77-të, kur Mërgim Vojvoda realizoi golin e fitores për Kosovën, pas asistimit dinak të Valon Berishës nga këndi.

Me këtë fitore, Kosova pozicionohet në vendin e parë në Grupin A, me 8 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Republika e Çekisë, e cila ka 6 pikë dhe dy më shumë se Anglia, që po ashtu ka 6 pikë, por ka dy ndeshje më pak.

Goli i Schick:

Goli i Muriqit:

Goli i Vojvodës: